Një foshnje ka marrë lëndime trupore pas një aksident trafiku, me çrast një veturë ka goditur karrocën me fëmijë teksa ishte duke u shtyrë nga prindi.

Foshnja pas lëndimeve të marra nga aksidenti është dërguar për tretman mjekësor e pastaj është liruar.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 21:15, në Prizren.

“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar përderisa ishte duke lëvizur me veture, nga pakujdesia ne vend kalimin për këmbësor ka goditur karrocën me fëmijë qe ishte duke u shtyre nga prindi. Si pasoj fëmija ka pësuar lëndime trupore dhe pas pranimit te tretmanit mjekësor është liruar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.