Në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës është raportuar për një vdekje të dyshimtë në Suharekë.

Sipas policisë, kanë qenë familjarët ata që e kanë dërguar në Qendrën Emergjente në Suharekë, foshnjen pa shenja jete, transmeton Ballkani.info

“Fsh. Duhël, Suharekë 15.06.2021 – 08:30. Raportohet se nga familjaret ne Qendrën Emergjente ne Suharekë është sjellë  një foshnjë  mashkull kosovar, i cili pas kontrollimit nga mjeku kujdestar është konstatuar se i njëjti është pa shenja jete. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet për obduksion”, thuhet në raportin e policisë së Kosovës.