Aksident

E dhimbshme: Vdes gruaja që u shkel nga motoçikleta në lagjen Emshir të Prishtinës

Ka ndërruar jetë 68-vjeçarja e cila u aksidentua mbrëmë në lagjen Emshir të Prishtinës.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

I dyshuari vazhdon të jetë në arrati.

Nacionale raportoi mbrëmë për këtë rast tragjik.

Njoftimi:

Vdes një person që u aksidentua mbrëmë në Prishtinë

Mbrëmë në ora 20:25, kemi pranuar informatën se në lagjen Emshir në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime të rënda trupore.

Në këtë aksident, kanë qenë të përfshirë një këmbësore dhe një motoçikletë.

Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësorja e cila nuk ka arritë të përballojë plagët dhe e njëjta ka ndërruar jetë.

Vdekjen e viktimës N.L, femër, 68 vjeç, e ka konfirmuar sot rreth orës 07:30, ekipi mjekësor në QKUK.

Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku, ndërkohë që ngasësi i motoçikletës është në kërkim nga ana e policisë.