Një fëmijë që ishte rrëzuar më 31 gusht në fshatin Vrajakë të Rahovecit, ka ndërruar jetë sot, derisa ishte në trajtim mjekësor.

Fëmija kishte marrë lëndime në kokë, konfrmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit.

Konfirmimi i tij i plotë:

Me datë 31.08.2025, rreth orës 16:30, stacioni policor në Rahovec është njoftuar se në fshatin Vrajakë-Rahovec, ka ndodhur një rast lëndim aksidental. Sipas informatave të para të pranuara, viktima – një fëmijë i gjinisë mashkull, i lindur në vitin 2023, ishte rrëzuar dhe kishte pësuar lëndime në kokë. Fillimisht ai është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal të Gjakovës, e më pas është transferuar në QKUK , ku ka vazhduar trajtimin mjekësor. Sot jemi  njoftuar se i njëjti ka ndërruar jetë. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka udhëzuar të  iniciohet rast “Hetim i Vdekjes”.