E dhimbshme, Ramë Lahaj zbulon se kornisti i Filharmonisë së Kosovës bëri vetëvrasje

Për vdekjen e hershme të kornistit të Filharmonisë së Kosovës, Bledar Bujupi 31-vjeç, është shprehur i tronditur tenori Ramë Lahaj.

Lahaj tregon se kornisti Bujupi ka bërë vetëvrasje.

“Nuk t’i di hallet, mik e koleg i çmuar tanimë i ndjerë, por sado që të kesh qenë në siklet me çkado që të ka munduar, nuk asht kurrë zgjidhje vetëvrasja”.

Tutje, Lahaj shkruan se pa Bledar Bujupin orkestra nuk është njësoj.

Postimi i plotë i Ramë Lahajt:

I dashtun Bledar, nuk po du as nuk po muj me besu që paska qenë koncerti jonë i fundit së bashku. Kur kuptova se na paske lënë kaq herët, më dhimti shpirti fort për ty, por kur e morra vesh që paske ikë me vetëdëshirë, “të gjykova” me gjithë qenien.

Nuk t’i di hallet, mik e koleg i çmuar tanimë i ndjerë, por sado që të kesh qenë në siklet me çkado që të ka munduar, nuk asht kurrë zgjidhje vetëvrasja. Ne si popull jemi ballafaqu me halle e brenga e ç’njerzime nga më të ndryshmet, por nuk jemi dorëzu kurrë. Kemi rezistu e qëndru fort sepse në këtë jetë nuk kemi përgjegjësi veç për veten por edhe për një rreth të madh njerëzish që na duan fort.

Duhej të qëndroje me ne, Bled. Duhet të qëndroje mik, për vetë faktin që ke qenë i bekuar me jetën, duhej të qëndroje për prindërit e familjen, për shokët, për dashninë, për ne kolegët. Pa ty orkestra nuk asht ma kurrë njësoj. Duhet të qëndroje Bled, se vetëvrasja nuk asht zgjidhje. Gjithmonë ka njerëz që bashkëndjejnë, që janë aty për brengat tona, që na dëgjojnë, ka psikologë e psikiatër, ka një rrugëdalje, ka një vend ku gjendet qetësia e shpirtit.

Vetëvrasja jote, si çdo tjetër, na vret shumë, të gjithëve.

I dashtun Bled, më vjen keq. Me humbjen tënde, kemi humbë një muzikant me një botë të madhe brenda vetes.