E dhimbshme! Pamjet e aksidentit tragjik ku vdiqën 2 vëllezër dhe shoku i tyre

Kjo është pamja e aksidentit tragjik që i mori jetën dy vëllezërve Sula dhe mikut të tyre pas mesnate në Kodër Kashar të Tiranës.

Shoferi Zija Murati ka humbur kontrollin e makinës dhe është përplasur duke shkaktuar vdekjen e dy vëllezërve Ismail Sula, 40 vjeç dhe Lulëzim Sula, 47 vjeç dhe të mikut të tyre Dashamir Dema, 39 vjeç. Ky i fundit ndërroi jetë rrugës për në spital.

Ndërkohë, shoferi Zija Murati ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Policia njoftoi se “më datë 04.03.2021, në Kodër Kashar, përballë ish Radiostacionit, Tiranë, shtetasi Zija Murati, 27 vjeç duke drejtuar mjetin, me targë rumune, ka dalë nga rruga.

Për pasojë, ka aksidentuar me vdekje, 2 pasagjerë, shtetasit Ismail Sula 40 vjeç dhe Lulëzim Sula, 47 vjec, banues në Kashar, Tiranë dhe pasagjeri tjetër, shtetasi Dashamir Dema, 39 vjeç i cili ndërroi jetë në spital. Ndërsa drejtuesi i mjetit, Zija Murati, ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”