Ka ndërruar jetë gruaja që ishte aksidentuar më 12 dhjetor në rrugën Prishtinë- Podujevë.

Sipas raportit të Policisë ajo ka vdekur në QKUK, ku ishte duke u trajtuar në Klinikën Intensive.

Vdekjen e saj e ka konfirmuar ekipi mjekësor, me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në mjekësinë ligjore.