E dhimbshme! Natë dhe ftohtë, familja në Emshir mbeten të bllokuar, evakuohen nga zjarrëfikësit

Reshjet e shiut kanë shkaktuar vërshime në shumë lokalitete të vendit. Rrugët janë në gjendje kaotike.

Por në disa vende po rrezikohet edhe jeta e qytetarëve. Zjarrfikësit e Prishtinës kanë evakuuar në orët e para të mëngjesit një familje në Lagjen “Emshir” të Prishtinës.