E dhimbshme! Koronavirusi nuk po kursen askënd në Kosovë, së fundi në Malishevë, i infektuari më i ri është i kësaj moshe

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, komunën e të cilit më së forti   e ka prekur ky virus tha se nga shtatë rezulatet e fundit, të infektuarit janë mosha të ndryshme.

Më i riu është një foshnje e moshës 6 vjecare tha ai në një lidhje direkte në T7, shkruan Ballkani.info

“Po nuk ka kursyer askënd, nga 6 deri në 76 vjec janë të prekurit e fundit, ka shumë të rinj”, përfundoi Begaj./Ballkani.info/