E dhimbshme: Koronavirusi i merr jetën 21-vjeçarit shqiptar

Shqipëria u trondit sot pasi një tjetër i ri humbi jetën nga covid. Një 21-vjeçar nga Librazhdi, student i mjekësisë, nuk e fitoi betejën me virusin duke u ndarë nga jeta në moshë shumë të re.

Emiljano Tola, i cili ishte edhe astmatik nuk mundi që të fitonte betejën me sëmundjen pas 10 ditëve shtruar te Infektivi, i njohur si spitali COVID-1.

Pë ndarjen e parakohshme nga jeta të 21 vjeçarit, ka reaguar edhe Korab Gjana, një nga infermierët e Infektivit.

“Ai ishte ne lule te rinise! Emiljano Tola, studenti i mjekesise humbi jeten nga kjo flame jetemarrese!

Ngushllime familjes dhe miqeve te tij”, shkruan ai.

Ministria e Shëndetësisë raportoi se në 24 orët e fundit 12 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në vendin tonë, ndërsa janë regjistruar 425 raste të reja. Ditën e djeshme, viktimat ishin 8.