E dhimbshme/ Humb jetën në aksident komunikacioni gruaja e futbollistit të njohur

Victoria Danchenko 27-vje[are, gruaja e futbollistit ukrainas Oleh Danchenko, ka ndërruar jetë pas një aksidenti të rëndë trafiku që ndodhi në Odessa.

Ajo që është gjithashtu tragjike është se gjithçka ndodhi në të njëjtën ditë kur burri i saj nënshkroi një kontratë me Zorya.

Sipas informacioneve që vijnë nga Ukraina, Victoria ishte në timonin e vetures Mercedes, dhe aksidenti ka ndodhur kur ajo ka goditur një makinë tjetër në rrugë.

Automjeti i saj u godit më pas nga një kamion dhe trupi i pajetë i Viktorias u nxor nga makina e copëtuar nga zjarrfikësit të cilët kishin probleme për orë të tëra për të nxjerrë trupin e gruas së futbollistit nga automjeti pasi ai u shkatërrua plotësisht.