Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në fshatin Prelez i Jerlive në Ferizaj, ku për pasojë një person rreth moshës 37-vjeçare ka humbur jetën.

Lajmin për Ballkani.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Me datën 04.01.2025 rreth orës 07:10 kemi pranuar një informatë se në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë, pikërisht në fshatin Prelez i Jerlive të Ferizajt ka ndodhur një aksident komunikacioni rrugor, ku është përfshirë një veturë me targa vendore .Në vendin e aksidentit menjëherë kanë dalë ekipe të policisë së Njësisë së Komunikacionit Rrugor, ndërsa hetuesit e aksidenteve kanë kryer ekzaminimin e vendit të ngjarjes”.

“Nga hetimet e para dyshohet se shoferi i veturës, derisa ishte duke qarkulluar nga Ferizaj në drejtim të Prishtinës, me të arritur në fshatin Prelez i Jerlive, e humb kontrollin mbi drejtimin e veturës dhe kalon në anën e majtë të rrugës, duke goditur fillimisht ulësen në pikëstacionin e busëve dhe ndalet në rrethojat e një autosalloni”, ka thënë ai.

Veseli ka treguar se në vendin e ngjarjes ka dalë edhe një ekipë e mjekëve nga Qendra Emergjente e Ferizajt, të cilët kanë konstatuar se shoferi F.I ( M/) i moshës 37 vjeçar është pna shenja jete.

“Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka dalë edhe ai në vendin e ngjarjes dhe me vendim të tij, trupi i pajetë i është liruar familjarëve”, ka thënë ai./Ballkani.info/