E dhimbshme! COVID-19 i merr jetën një tjetër mjeku shqiptar

Një tjetër mjek ka humbur betejën me koronavirusin në Elbasan. Bëhet me dije se ka ndërruar jetë Dr. Sali Baco neuropsikiatër.

Baco ishte shtruar te COVID 2 prej disa ditësh, por nuk mundi ta fitonte betejën me sëmundjen e rëndë.

Baco u diplomua në vitin 1969, në vitin 1972 deri në vitin ishte 1985 Shef Pavioni.

Në vitin 1985 emërohet drejtor i Spitalit Psikiatrik, ndërsa në vitin 1992 deri në vitin 1995 Drejtor i Shëndetit Publik.

Po ashtu nga viti 1998 ka qenë në pozicion, nëndrejtor i Spitalit Rajonal dhe njëkohësisht shef i Poliklinikës deri në vitin 2005. Për më vazhduar më pas si mjek në qytetin e Elbasanit.