E dhimbshme: Brenda pak ditësh dy vëllezër nga Malisheva vdiqën nga COVID-19

Numri i vdekjeve nga COVID-19 në vendin tonë vazhdon të jetë i madh.

Ky virus ditët e fundit preku jashtëzakonisht shumë një familje nga Malisheva.

Brenda pak ditësh dy vëllezër vdiqën nga COVID, shkruan Reporteri.net.

Muharrem dhe Milaim Mazreku nuk arritën ta përballojnë virusin që i preku.

Kujtojmë se vetëm dje vdiqën 8 persona nga COVID-i.