FOTO/ E dhimbshme! Babai dhe dy vajzat që u shuan në aksidentin e rëndë në Vlorë

Këta që shikoni në foto janë Eduart Gushi dhe dy vajzat e tij Anastasia dhe Eva të cilat bashkë me nënën e tyre u shuan në një aksident mëngjesin e sotëm në Vlorë.

Ata po udhëtonin me një automjet tip “Toyota” me targa greke në momentin kur u goditën nga një “Audi” që po vinte me shpejtësi ku ndodhen tre të rinj të cilët janë dërguar në spital për shkak të dëmtimeve, por deri më tani janë pa probleme për jetën.

Si pasojë e përplasjes së fortë dy makinat kanë dalë nga rruga.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të aksidentit, identifikimin e viktimave dhe të personave të plagosur.

Njoftimi policisë:

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak më parë, ju bëjmë me dije se: Si pasojë e aksidentit kanë ndërruar jetë 4 personat që udhëtonin me mjetin “Toyota”, shtetasit E. G., 44 vjeç, S. G., 33 vjeçe, A. G., 14 vjeçe dhe E. G., 9 vjeçe.

Ndërkohë, në spitalin e Vlorës po marrin mjekim 3 shtetasit që udhëtonin me mjetin “Audi”, I. M., F. L dhe G. S., të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Vijojnë veprimet nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.