E dhimbshme: Arrijnë në Shkup trupat e viktimave të autobusit të djegur në Bullgari

Sot rreth orës 11:20, në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit kanë arritur 45 kufomat e viktimave që vdiqën nga aksidenti i autobusit në Sofje të Bullgarisë.

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë Veriore, Bujar Osmani, ka bërë të ditur se qytetarët mund të bëjnë nderimet e fundit duke vendosur lule në sheshin “Skënderbeu”.

Trupat e kufomave janë sjellur në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit me dy avionë, ndërsa ata pritet té barten nga institucionet shtetërore.