E dhimbshme! 4 vjeçari që vdiq dje pasi u godit nga vetura ishte duke drejtuar biçikletën

Një katërvjeçar ka vdekur dje pasi u godit nga një automjet në lëvizje.

Sipas policisë në momentin fatal, fëmija ishte duke drejtuar biçikletën në rrugë, kur një veturë nga pakujdesia e goditi për vdekje.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë:

Fsh. Carralluk, Malishevë, 04.03.2021 – 13:25. Ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet ku i dyshuari mashkull kosovar duke drejtuar automjetin e tij, nga pakujdesia godet viktimën fëmijë, mashkull kosovar i cili kishte qenë duke drejtuar biçikletën. Viktima nga plagët e marra ndërron jetë në QKMF-Malishevë. Me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari ndalohet në qendrën e mbajtjes, ndërsa trupi i pajetë i viktimës ,me kërkesën e familjarëve është liruar për ceremoni mortore.