E dhimbshme! 10 foshnja të porsalindura infektohen me koronavirus nga stafi mjekësor

Dhjetë foshnje të porsalindura janë infektuar me koronavirus nga stafi mjekësor i prekur nga virusi në një spital në Rumani.

Spitali në qytetin perëndimor rumun Timisoara është nën hetim nga autoritetet pasi foshnjat pas testimeve rezultuan pozitive, sipas raporteve të mediave rumune shkruan Daily Mail raporton ballkani.info

Të gjithë përveç njërit prej foshnjave tani janë në izolim në shtëpi me prindërit e tyre, ka thënë Ministri i Shëndetësisë Nelu Tataru.

Kjo ngjarje raportohet pasi një spital tjetër u detyrua të futet në karantinë të mërkurën për shkak të numrit të madh të stafit të infektuar. /Ballkani.info/