Nuk e mori trajtimin e duhur shëndetësor në QKUK.

Familja Statovci nga fshati Batllavë i komunës së Podujevës u detyrua që djalin e tyre vetëm 5-muajsh, Unikun, ta dërgojë për shërim në Beograd.

Por pas disa javëve qëndrimi atje për shërim, Uniku i vogël nuk arriti që ta mposhtë sëmundjen dhe ndërroi jetë në spitalin e Beogradit.

Kështu kanë bërë të ditur vet babi i vogëlushit tashmë të ndjerë.

“Familjar, Shok, Miq e dashamir! Me dhimbje te thell ju njoftojmë se pas një Virusi te rend ne mushkëri, mbrëmë me datën 13.05.2019 ndërroj jete Engjulli jone Uniku. Varrimi i Unikut tone behet nesër e mërkurë me Daten 15.05.2019 ne oren 14:00 ne varrezat e fshatit Batllavë”, ka shkruar Valmiri, prindi i Unikut.

Në ndihmë familjes Statovci, mijëra qytetarë nga Kosova dhe jashtë saj ishin ofruar për të bashkëpunuar.

Uniku, kishte qenë fëmija i dytë në familjen Statovci nga Batllava e Podujevës.

Vogëlushi kishte lindur me shëndet të dobët dhe për disa javë qëndroi në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Por, në këtë institucion shëndetësor, askush nuk arriti që t’ia gjejë diagnozën e saktë të sëmundjes djalit i cili sot ka mbushur 5 muaj jetë.

Andaj, familja u detyrua që Unikun ta dërgojë në njërën nga klinikat private në Beograd