E dashura e Putinit po fshihet në një shtëpi private në Zvicër me katër fëmijët e tyre

E dashura -gjimnastja fituese e artë olimpike e Vladimir Putinit dyshohet se fshihet me katër fëmijët e tyre të vegjël në një shtëpi private në Zvicër.

Alina Kabaeva, 38 vjeç, e cila dikur quhej ‘gruaja më fleksibile e Rusisë’, supozohet se ka katër fëmijë me Putinin, 69-vjeçar.

Thuhet se Putin ka dy djem dhe dy vajza binjake shtatëvjeçare me gjimnasten e dekoruar.

Poashtu, thuhet se të gjithë fëmijët kanë pasaporta zvicerane, transmeton Klankosova.

“Ndërsa Putin kryen sulmin e tij në Ukrainë, duke sulmuar qytetarët e pafajshëm dhe duke shkaktuar një krizë refugjatësh, familja e tij është e mbyllur në një shtëpi shumë private dhe shumë të sigurt diku në Zvicër”, tha një burim për Page Six.