E çuditshme: Universiteti u ofron studentëve të hynë në varr për të luftuar stresin para provimeve

Një Universitet ka ardhur me një metodë të pazakontë për t’i ndihmuar studentëve të luftojnë stresin e provimeve- një meditim në varr.

Shumë Universitete kanë qenë duke punuar në për të gjetur një mënyrë që studentët të mos kenë stres para provimeve, raporton “Mirror UK”.

Madje, disa prej tyre kanë ofruar terapia me qenush, takime me psikolog, dhe ofrimi i vendeve të qeta, por asnjë Universitet nuk ka shkuar kaq larg sa Universitetit i RadBoud.

Kjo shkollë së fundmi është bërë e njohur në mbarë botën për mënyrën unike që ia ka ofruar studentëve për t’i menaxhuar stresin e provimeve dhe ankthit gjatë periudhës së provimeve.

Ide e kësaj metode është që studentët ta vlerësojnë kohën e tyre në jetë dhe që mos të krijojnë sëmundje vetës me stres dhe ankth.

Brenda në varr gjendjet një thënie ku thuhet “qëndroni të çuditshëm”. Sipas studentëve kjo medotë është shumë e popullarizuar saqë ata duhet të presin në listë me rrathë për të hyrë në varr.

loading…