E çuditshme: Anëtari i Kryesisë së VV-së e përkrah protestën kundër rritjes së çmimeve në Shqipëri

Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Elvis Hoxha, ka dalë në përkrahje të protestës që po mbahet në Shqipëri për kundërshtimin e rritjes së çmimeve atje.

Hoxha, përmes një postimi në llogarinë zyrtare të tij në ‘Facebook’, ka mirëpritur fort protestën atje.

“Një protestë më në fund!”, ka thënë më tej ai.

Përkrahja e anëtarit të kryesisë së partisë në pushtet vjen në kohën kur çmimet morën nivelin astronomik në Kosovë. Një shishe vaj ushqimor, nëpër marketet kosovare, shitej rreth 3.49 centë.

Po ashtu, edhe çmimi i naftës varionte rreth 1.70-1.75 centë, për çka u aktivizua edhe Inspektorati i Tregut të bënte inspektimin në mbarë Kosovën. Vetëm gjatë ditës së djeshme, nga ky institucion janë shpërndarë 20 gjoba.

E lidhur me gjithë këtë, kryeministri Albin Kurti tha se Kosova ka çmimin më të lartë në botë sa i përket vajit ushqimor.

Kurti duke mos marrë me ndonjë vendim lidhur me këtë gjendje, nisi të merret me një cent në mesin të çmimit 1.49 cent dhe 1.50 cent.

“Po të ishte çmimi 3.50 do të thoshin që ndoshta edhe është e rastësishme, por ishte 3.49 cent. Anembanë marketeve në Kosovë po na njoftojnë qytetarët e Republikës, konsumatorët përmes fotografive të rafteve, çmimi identik 3.49 euro. 3.50 ndoshta do të ishte e rastësishmen por nuk është e rastësishme kjo përputhje anembanë Kosovës”, deklaroi Kurti.

Në Shqipëri po shënohet dita e tretë e demonstratave për kundërshtimin e shtrenjtimit të çmimeve.