Futbolli në Turqi vazhdon të sjellë episode të çuditshme. Derisa para dy jave një president hyri në fushë dhe grushtojë gjyqtarin, këtë javë ka ndodhur diçka tjetër e pazakontë.

Ndeshja Instanbulspor – Trabzonspor është ndërprerë me kërkesë të presidentit të vendasve, shkruan Ballkani.info.

Gjithçka ndodhi në minutën e 65-të pas një ndërhyje në zonë në futbollistin Kosovar Florin Loshaj.

Ai u pengua në zonë por gjyqtari heshti ndërsa në aksionin e radhës mysafirët shënuan gol 1:2.

Edhe pas konsultimit me VAR-in gjyqtari nuk ndryshoi mendje dhe e pranoi gol dhe kjo shkaktoi pakënaqësi me q’rast presidenti I skuadrës vendase hyri në fushë dhe e tërhiqi ekipin për të mos vazhduar ndeshja më. /Ballkani.info