Agjensionet turistike, kanë promovuar deri më sot vende të ndryshme me oferta marramendëse.

Por kjo nuk po ndodh kohëve të fundit në agjensionet turistike të vendeve fqinje.

Një agjension në Shqipëri, ka vendosur që një udhëtim 3 ditor t’a organizojë në Beograd, kryeqytetin e Serbisë, transmeton Ballkani.info.

E çfarë po e bën edhe më interesante ofertën, është data e nisjes… Dita e Flamurit.

Në kohën kur shteti serb po mundohet në çdo mënyrë, të bllokojë Kosovën në arenën ndërkombëtare, një agjension në Shqipëri vendos që Ditën e Flamurit shqiptar, më 28 nëntor, të organizojë një tur vizite në kryeqytetin serb, Beograd.

Kujtojmë se nga Serbia, janë të pakta vizitat që bëhen në trojet shqiptare, edhe kur bëhen zakonisht janë studentore apo organizime me ndërmjetësim të organizatave. /Ballkani.info/