E bija dhe i biri i Ibrahim Rugovës marrin besimin e degës së LDK-së në Velani

Lidhja Demokratike e Kosovës është duke zhvilluar procesin e brendshëm zgjedhor.

Ukë Rugova është zgjedhur delegat në nëndegën e LDK-së në lagjen Velania në Prishtinë.

Ndryshe kjo nëndegë njihet ndryshe edhe si nëndega e presidentit Rugova.

Përpos Ukë Rugovës, edhe deputetja, Teuta Rugova është zgjedhur në strukturat e Lidhjes Demokratike të Kosovës.