Në Kosovë zgjedhjet do të mbahen me 6 tetor, por debatet kanë fillur se disa javë.
Debate të ashpërta po ka në mes anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe atyre të PSD-së. Kjo për shkak të ndarjes që ndodhi gjatë vitit 2018 brenda VV-së .
Por, në rrjetet sociale po shpërndahet një ironi. Logo e Partisë Socialdemokrate (PSD) me slloganin e VV-së për këto zgjedhje, “Erdhi Dita”. Kjo si përgjigjie ndaj debateve në mes tyre të cilat nuk marrin fund për nga agresiviteti.
Kujtojmë që ditë më parë ndodhi një debat i ashpër në mes Haki Abazit nga VV dhe Dardan Molliqajt nga PSD-ja. /Ballkani.info/

loading…







