Roma
Dzeko nuk e përjashton rikthimin në Premier League
Edin Dzeko është i lumtur te Roma por nuk e ka përjashtuar mundësinë e rikthimit në Premier League.
Sulmuesi boshnjak ishte pranë transferimit te Chelsea janarin e kaluar por marrëveshja dështoi në fund.
“Ndoshta është vonë por nuk i dihet kurrë. Kam kaluar 4 vite e gjysmë atje dhe e kam shijuar secilin minutë. Unë e dua Premier Leaguen dhe Anglinë, kështu që e shohim por për momentin jam i lumtur në Romë”, theksoi ish-sulmuesi i Manchester Cityt.
Dzeko ka shënuar 2 gola në Serie A këtë sezon, ndërsa ka realizuar edhe një tre golësh ndaj Viktoria Plzen në Champions League.