Dyshohet se u dhunua një vajzë në Vushtrri nga djali me të cilin ishte në lidhje

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast dhunimi që ka ndodhur dje në Vushtrri.

Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij ka dalë nga shtëpia, por pas një kohe ajo ishte kthyer dhe ka treguar se kishte qëndruar me të dyshuarin mashkull kosovar me të cilin janë në lidhje.

Viktima me urdhër të prokurorit është dërguar për ekzaminim mjekësor në IML, kurse i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.