Dyshohet se u aksidentuan e më pas u rrahën mes veti, policia arreston disa persona në Gjakovë

Mbrëmjen e së premtes disa persona janë rrahur mes vete në rrugën “Nënë Tereza” në Gjakovë.

Lajmin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajoni e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Ai tha se dyshohet që deri tek rrahja ka ardhur si pasojë e një aksidenti.

Në rrugën “Nënë Tereza” para disa çastesh ka pasur një konflikt mes disa personave, si duket ka pasur edhe aksident. Për njoftimin tuaj ka të arrestuar”, tha Elezaj,

Më tej shtoi se rasti është në fazën fillestare të hetimeve dhe kjo është e tëra që mund t’ju konfirmoj tani për tani.