Ergys Arrazi

Dyshohet se shkaktoi vetëvrasjen e gruas dhe 3 fëmijëve, burg për Ergys Arrazin

Gjykata e Shkodrës ka pranuar kërkesën e prokurorisë dhe ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” pa afat për Ergys Arrazin. Ai akuzohet për veprën penale “shkaktim i vetëvrasjes”.

Arrazi mbërriti në gjykatë teksa mbante një kapuç për t’iu shmangur mediave. 31 vjeçari u arrestua dy ditë më parë nën akuzën e shkaktimit të vetëvrasjes së bashkëshortes dhe tre fëmijëve.

Trupi i Alma Arrazit dhe djalit të vogël 3-vjeçar u gjetën sot, ndërsa vajza e vogël 8-vjeçare u gjet pasditen e së hënës. Në fundjavë, një peshkatar gjeti edhe trupin e vajzës së madhe 9-vjeçare. /abcnews.al