Dyshohet se ka vdekur njëri prej lënduarve në vendin e punës në Prishtinë

Dyshohet se ka vdekur njëri prej personave të lënduar në vendin e punës në Prishtinë.

Klan Kosova mëson se personi që dyshohet se ka vdekur është një 45 vjeçar nga Prishtina.

Më herët raportuam se dy persona janë lënduar në vendin e punës.

Mësohet se ata kishin rënë nga një lartësi, ku ishin duke punuar, në vende të ndryshme të punës.