Lajmi i fundit

Dyshohet se disa ushtarë serbë e kaluan kufirin me Kosovën, policia po e interviston qytetarin që e lajmëroi rastin

Sot, një qytetar gjatë kalimit në fshatin Bervenik në komunën e Podujevës dyshohet se ka hasur në forca serbe.

Një qytetar ka raportuar se gjatë kalimit në këtë fshat, në pikën e KFOR-it në Bervenik, ka parë forca serbe ku i kanë drejtuar armën në momentin që është parë.

Gazeta Insajderi merr vesh se qytetari që e lajmëroi rastin tash është në vendin e ngjarjes duke u intervistuar nga Policia e Kosovës.

Siç merr vesh Insajderi, ata po kërkojnë versionin e tij, se si e ka parë ai ngjarjen.

BONUS VIDEO| Në Mitrovicë zbulohet shtatorja e komandantin legjendar, Adem Jashari