Një shtëpi është kapluar nga zjarri në fshatin Ujz të Gjakovës, policia për këtë rast është informuar rreth një orë më parë dhe mënjehërë kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme në vendin e ngjarjes. Policia ka konfirmuar për Express se zjarri është në zhvillim e sipër, teksa në një nga dhomat e shtëpisë dy katëshe dyshohet se kanë qenë dy fëmijë 10-13 vjeç, djem të axhës mes vete.

Lumni Graishta, drejtor në Policinë Rajonale të Gjakovës, thase për të miturit po presin konstatimin e mjekut.

“Presim konstatimin e mjekut, zjarri është në zhvillim e sipër. Fëmijët janë të gjinisë mashkullore, 10-13 vjeç”, tha Graishta.

Në vend ngjarje është policia, zjarrëfikësit dhe mjekësia ligjore.

Nuk dihen shkaqet e zjarrit.