Dyshja që e lavdërojnë njëri-tjetrin| Kësaj radhe Feraj e cilëson Hoxhën mendimtar të thellë

Këshilltari i kryeministrit Kurti, Hysamedin Feraj, me anë të një postimi në rrjetin social, Facebook, ka thur elozhe për mikun e tij, Elvis Hoxhën.

Feraj publikoi dy nga librat e “ideologut” të Vetëvendosjes, Elvis Hoxha, duke e cilësuar pasuri përmbledhjen që është bërë në dy librat këtij të fundit.

Tutje, librat e mikut të tij ai i vlerësoi si të stilit elegant dhe mendimit të thellë.

“Stil elegant, mendim i thellë, detaj i hollë, peshë e fjalës pararendëse dhe autoriale. E ardhme e këshilluar prej lirisë, kapërcim në horizontin e njerëzores, krijim kolektiv bote dhe bote të përbashkët njerëzimi – janë pasuria e mbledhur në dy librat e Elvis Hoxhës” – shkroi Feraj.

Dyshja nga Shqipëria që nuk ndalin lëvdatat për njëri – tjetrin, njihen edhe për deklaratat linçuese ndaj çdo kundërshtari. Të njëjtit nuk janë distancuar asnjëherë nga gjuha e përdorur e njëri-tjetrit.

Teksa, deklaratat e fundit linçuese të Ferajt ishin ato ndaj ish-kryeministrit të Kosovës dhe kreut të AAK-së, Ramush Haradinajt.