Dyshimet se tre persona vdiqën nga helmimi në Shqipëri, familja nga Gjilani sot mban konferencë për media

Tre anëtarë të familjes Haliti nga Gjilani kanë vdekur në Gjirin e Lalit në banesën e tyre. Dyshimet e para janë se ata vdiqën pas helmimit me këpurdha. Ndërkaq lidhur me vdekjen e tyre, familjarët nga Gjilani sot do të mbajnë konferencë për media.

Konferenca e familjes Haliti do të mbahet në rrugën “Hamdi Pogragja” në Gjilan, në orën 11:00.

“Familja Haliti nga Gjilani mban konferencë për media lidhur me vdekjen e tre anëtarëve të saj në Shqipëri. (Rruga Hamdi Pogragja, nr 34-Gjilan, ora 11:00), ka njoftuar KP.
Ndryshe, tre anëtarët të familjes Haliti nga Gjilani, kanë vdekur në Gjirin e Lalzit në banesën e tyre.

Tvklan.al ka dhënë detaje më shumë për këtë rast, për të cilin ka raportuar se të ndjerët kishin konsumuar kërpudha dhe pas disa orësh kishin shfaqur probleme shëndetësore.

“Të tre shkuan për mjekim në Spitalin e Durrësit dhe u mjekuan për helmim. Pas disa orësh dolën dhe u kthyen në banesën e tyre në Gjirin e Lalzit. Por ata ndjenë sërish shqetësime shëndetësore dhe gjendja e tyre u rëndua”.

“Të tre u dërguan sërish në Spitalin e Durrësit, por për fat të keq njëri prej tyre ndërroi jetë e pas disa orësh ndërruan jetë edhe dy të tjerët. Paraprakisht mendohet se shkak i vdekjes së 3 anëtarëve të familjes Haliti ka qenë helmimi nga kërpudhat”, ka shkruar Tvklan.al