Video

Dyshimet për mjet shpërthyes, një pjesë në rrugën “B” ende e bllokuar, dalin pamje

Policia ka bllokuar qarkullimin në një pjesë të Rrugës “B”, në Prishtinë, pas pranimit të një informate se aty gjendet një mjet i dyshimtë

Rastit e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.

“Rreth orës 20:30 është pranuar informata për dyshimet që ndërlidhen me një mjet të dyshimtë në rrugën “B” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën”, ka thënë ajo.

Ndërkohë RTK ka publikuar një video e ku shihet se shiriti që u bllokua për qarkullim në këtë rrugë është ende I mbyllur.

LEXO EDHE: