Lajmi i fundit

Bllokohet një pjesë e rrugës B, dyshohet për mjet shpërthyes


Policia ka bllokuar qarkullimin në një pjesë të Rrugës “B” në Prishtinë, pasi ka pranuar informatë se aty gjendet një mjet i dyshimtë.

Lajmin e konfirmoi zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 20:30 është pranuar informata për dyshimet që ndërlidhen me një mjet të dyshimtë në rrugën “B” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme për të menaxhuar me situatën”, tha ajo.