Lajmi i fundit

Dyshimet për keqtrajtimin e 3 vjeçarit në çerdhe, nga një muaj paraburgim për dy edukatoret

Nga një muaj paraburgim u është caktuar dy edukatoreve që dyshohet se e keqtrajtuan 3-vjeçarin në çerdhen publike “Gëzimi ynë” në Fushë Kosovë.

Këtë për Express e konfirmoi zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

Ajo tha se dy edukatoret dyshohen për veprat penale “Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare” dhe “Lëndim i lehtë trupor”.

Dy edukatoret u arrestuan dje pas denoncimit të nënës së 3-vjeçarit, e cila publikoi edhe pamjet nga kamerat brenda çerdhes.