Rrjeti kroat i supermarketeve ka larguar nga shitja biskotat me origjinë serbe, Munchmallow.
Sipas shpjegimit zyrtar arsyeja kryesore e tërheqjes ishin vetitë organoleptike të ndryshuara të produktit.
Lidhur me këtë, Telegrafi ka kontaktuar Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinës.
Në një përgjigje me shkrim kanë thënë AUV, do të ngrit nivelin shtesë te kontrollit te brendshëm për të verifikuar me informacione shtesë se cilat seri të prodhimit janë te dyshimta.
Tutje AUV thotë se Munchmallow, sikur dhe produktet e tjera me origjinë nga Serbia, që nga mesi qershorit të këtij viti, nuk janë të futen në Kosovë.
“Sa i përket kontrollit Kufitar, produktet finale në ketë rast edhe produkti në fjalë nuk është lejuar për import që nga dt. 14.06.2023 bazuar në urdhëresën për ndalim te produkteve me origjinë serbe. Nëse në qarkullim të brendshëm gjenden ndonjë sasi e këtij produkti, duhet te jenë seri tjera te prodhimit që nuk hynë ne rangun e produkteve te dyshimta. Ne do te ngrisim nivelin shtesë te kontrollit te brendshëm për të verifikuar me informacione shtesë se cilat seri të prodhimit janë te dyshimta”, thuhet në përgjigjen e AUV.







