Dyshime se LDK-ja dhe VV-ja i falsifikuan nënshkrimet për seancë të jashtëzakonshme
Kryesia e Kuvendit është mbledhur sot pas orës 14:30, lidhur me kërkesën e 42 deputetëve për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme për debat parlamentar lidhur me “dështimet e koalicionit qeverisës të cilat kulmuan me mosliberalizim të vizave”.
Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ai i Lëvizjes Vetëvendosje kanë dorëzuar sot gjatë ditës kërkesën për seancë të jashtëzakonshme.
Mirëpo, burime brenda Kryesisë së Kuvendit i kanë thënë Ballkani.info se ka dyshime të fuqishme se LDK-ja dhe VV-ja i kanë falsifikuar nënshkrimet.
“Tre deputetë të këtyre dy partive nuk janë fare në Kosovë, prandaj ka dyshime se janë falsifikuar nënshkrimet”, thonë këto burime.
Kjo mbetet të verifikohet në seancën e orës 16:00 dhe nëse është bërë pa dijeninë e atyre deputetëve. /Ballkani.info/