Dyqani që iu ofron ushqim pa pagesë studentëve me probleme financiare

Studentët në nevojë pajisen me kartela, të cilat përmbajnë pikë që çdo javë shtohen, në mënyrë që ata të mund të sigurojnë ushqim.

Dyqani është hapur në nëntor të vitit 2020, në qytetin Sanger, Teksas. Ky është një qytet i vogël me 9 mijë banorë, dhe thuajse gjysma prej banorëve jetojnë në kushte shumë të rënda ekonomike, shkruan “NBCnews”.

Dyqani ofron ushqime të konservuara, produkte pastrimi dhe higjienike etj. Personat që mund të blejnë janë nxënësit dhe profesorët e shkollës.

Krijuesi i këtij dyqani, Paul Juardez, ka vendosur që të iu jap studentëve kartela përmes të cilave mund të blejnë, në mënyrë që ata të mos ndjehen të turpëruar të marrin ushqime falas.

Në këtë shkollë, rreth 3,6% e nxënësve janë të pastrehë.

Dyqani hapet tre ditë në javë, për studentët, dhe mbrëmjet e të martës për banorët e tjerë të qytetit. Në vend të parave, blerësit përdorin pikë.

Të gjithë studentët marrin pikë varësisht nga madhësia e familjes. Një familje e vogël me tre persona, merr 40 pikë, një më e madhe me gjashtë persona, merr 65 pikë. Sa më e madhe familja aq më shumë pikë.

Këto pikë shpërndahen çdo javë. Të gjitha produktet në dyqan kushtojnë nga një deri në tre pikë. Pra, ata mund të marrin shumë ushqim me këto pikë.

Studentët gjithashtu mund të fitojnë më shumë pikë duke qenë të sjellshëm dhe të dalluar në shkollë. Gjithashtu edhe mund të bëjnë punë në kampusin e shkollës, si p.sh. kopshtar, asistent ose mentor.

Gjithashtu studentët mund të punësohen edhe në dyqan për të ndihmuar konsumatorët, për të rregulluar raftet, ose për të futur ushqimet në qese.

Gjithashtu pikët që kanë studentët, mund të jepen donacion për dikë tjetër nëse personi nuk do t’i përdorë.

Ky dyqan, është i pari i llojit të vet.