Në Gjakovë, të martën, nuk ka pasur qarkullim edhe aq të madh.
Kjo për faktin se të gjitha bizneset kanë qenë të mbyllura, për shkak të festës së Krishtlindjes.
Një vendim të tillë e ka marrë Komuna e Gjakovës, por të pakënaqur me vendimin e komunës janë shprehur pronarët e bizneseve private.
Ata nuk kanë dashur të prononcohen para kamerave, por janë mjaft të nervozuar për faktin që janë detyruar të mbyllin bizneset e tyre.
Mendim të ngjashëm me pronarët e bizneseve kanë edhe qytetarët.
E, kryetari Ardian Gjini tha se janë duke zbatuar vetëm atë çka parashihet me rregullore dhe ligj.
Drejtori i inspektoratit në komunën e Gjakovës, Nikollë Lleshi, ka thënë se po zbatohet rregullorja e komunës.







