Kandidati për Kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës Lumir Abdixhiku duke shpalosur programin qeverisës, premtoi dyfishim të pensioneve.
Sipas tij, nuk do të jetë asnjë pension më pak se 300 euro.
“Dyfishim të pensioneve; pa asnjë pension nën 300 euro. Sepse një Republikë serioze nuk e lë askënd pas”, tha Abdixhiku.
Abdixhiku premton ndërtimin e centralit me gaz amerikan: 500 megavat energji për Kosovën
“Do ta ndërtojmë centralin e ri me gaz, edhe atë gaz amerikan – 500 megavat energji për Kosovën”, ky është edhe një nga premtimet e kandidatit për Kryeministër Lumir Abdixhiku në fushën e energjisë.
Kjo sipas tij do të bëhet për mos t’i djegur 1 milionë euro duke importuar energji.
“Që Kosova të mos jetojë më me krizë artificiale energjetike, por me siguri energjetike. Dhe më lejoni të jap një zotim publik sot. Se çmimet e rrymës nuk do të rriten në mandatin tonë! Moratorium i plotë për tre vite”, tha Abdixhiku në tubimin hapës të LDK-së.







