Sulmuesi argjentinas

Dybala shkëlqen në fitoren e Romës

Sulmuesi argjentinas, Paulo Dybala ka shkëlqyer me tre gola në fitoren e Romës ndaj Torinos të hënën mbrëma. Roma mposhti Torinon me rezultatin 3:2, në ndeshjen që i takoi javës së 26-të të Serie A italiane.

Dybala shënoi golin e parë nga penalltia në minutën e 42-të, ndërsa shifrat në 1:1 i barazoi dy minuta më vonë, Duvan Zapata.

Në minutën e 58-të Dybala shënoi golin e dytë për epërsinë 2:1 të Romës, ndërsa “hat-trickun” e kompletoi në minutën e 69-të.

Torino shënoi edhe golin e dytë nëpërmjet, Samuele Ricci.

Ai shënoi në minutën e 89-të të takimit. Mërgim Vojvoda i mungoi Torinos për shkak të lëndimit. Roma është në vendin e gjashtë me 44 pikë. Torino në pozitën e dhjetë me 36 pikë.