Dybala nuk i beson syve, argjentinasi i magjepsur nga tifozët e Romës, sheh i habitur atmosferën në miqësore (Video)

Paulo Dybala debutoi në stadiumin ‘Olimpico’ me fanellën e Romës.

65,000 tifozët e pranishëm ishin entuziastë dhe sulmuesi argjentinas ndjeu mbështetjen e zjarrtë të tifozëve “Giallorosë”.

Argjentinasi Dybala është mahnitur nga përvoja e tij e re te Roma, shkruan Demokracia.com.

Para fillimit të ndeshjes, ai pati edhe një moment mosbesimi kur të gjithë 65 mijë tifozët e Olimpicos kënduan himnin në një ndeshje miqësore kundër Shakhtar Donetsk e cila u mbyll 5:0 për vendasit.

Në pamjet e bëra virale në rrjetet sociale shihet Dybala teksa mbetet i hutuar me atmosferën e jashtëzakonshme nga tifozët.