Argjentinasi

Dybala: Nuk e kam fyer Mourinhon

Ylli i Juventusit, Paulo Dybala, ka thënë se nuk e ka fyer Mourinhon, ai thjeshtë i ka thënë portugezit se nuk ka pas nevojë për ta bërë atë gjest.
Trajneri i Manchester Unitedit pas fitores ndaj Juventusit të mërkurën mbrëma, bëri provokime ndaj tifozëve të klubit italian.

“Unë i thash atij që nuk kishte nevojë ta bënte atë gjest”, tha Dybala.

“Nuk kishte nevojë të bënte tension më shumë sesa kishte”.

“Unë i thash atij që nuk kishte nevojë, nuk e fyeva atë. Vetëm ja thashë këtë dhe u largova”.