Dybala kërkon 19 milionë euro pagë dhe 14 milionë euro shtesë për agjentin e tij që të kalojë te United

Paulo Dybala e ka refuzuar kalimin te Manchester United, pasi këta të fundit refuzuan t’i ofronin sulmuesit argjentinas një pagë prej 19 milionë euro në sezon.

Djajtë e Kuq po lidhen me një transferim të 25-vjeçarit, si pjesë e marrëveshjes për shkëmbimin me Romelu Lukakun që do të kalojë te Juventusi.

Sipas asaj që raporton Times Sport, klubi nga Liga Premier ka ngadalësuar negociatat me sulmuesi argjentinas, shkaku i kërkesës së tij të lartë për pagë.

Por, nuk është vetëm kjo. Dybala thuhet se i ka kërkuar edhe 14 milionë euro shtesë për agjentin e tij, në mënyrë që të finalizohet marrëveshja.

Në fundjavën e kaluar Unitedi ishte afër transferimit të argjentinasit që nuk dëshirohet më nga kampioni i Serie A, por tani gjërat kanë ndryshuar.

Nëse Dybala ulë kërkesat e tij për pagë dhe për shumën e kërkuar për agjentin e tij, atëherë ka shpresë që të arrihet marrëveshja për transferim.

loading…