Dy viktima në Maqedoni dhe raste të reja me Covid-19, ky është totali

Gjatë 24 orëve të fundit prej gjithsej 460 testeve të realizuara në Maqedoninë Veriore, 17 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Sipas qyteteve, në SHkup janë regjistruar 3 raste të reja, në Kumanovë-2, Prilep-3, Tetovë-6, Veles-2 dhe Manastir-1

Instituti i Shëndetit Publik brenda 24 orëve të fundit ka regjistruar 16 të shëruar nga Covid-19. Sipas qyteteve, 7 raste janë shënuar në Shkup, 6 në Kumanovë, dy në Prilep dhe një në Veles.

Me statistikat e fundit, në vendin tonë gjithsej me Covid-19 janë diagnostifikuar 1 740 persona prej të cilëve 1 251 janë kuruar.

Brenda 24 orëve të fundit në vendin tonë fatkeqësisht janë shënuar edhe dy viktima. Shifra zyrtare e personave që kanë humbur betejën me Covid-19 në vendin tonë tashmë shkon në 97. Në Klinikën Infektive ka ndërruar jetë një 89 vjeçar, i pranuar në spital me 4 maj. ISHP gjatë ditës së sotme ka regjistruar edhe një viktimë i cili ka ndërruar jetë me 13 maj në spitalin “8 shtatori” ndërsa ishte pranuar në spital më 15 prill.

Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë realizuar gjithsej 20 548 testime për Covid-19.