Itali

Dy vëllezër shqiptarë kapen duke shitur kokainë në stacion treni

Dy vëllezër shqiptarë janë arrestuar në stacionin e trenit të Campagnola Emilia në Itali pasi u kapën me kokainë.

Gjatë kontrollit dy vëllezërve 23 dhe 30 vjeç, iu gjeten 70 gram kokainë dhe një peshore me të cilin peshonin drogën e cila ndahej në doza shumë të vogla dhe shitej në disa zona të rajonit të Reggia Emilia-s.

Jo vetëm kaq por dy shqiptarëve iu gjetën edhe 6 mijë euro të cilat ishin fituar nga shitja e drogës.

Me rëndësi për hetuesit ka qënë sekuestrimi i disa telefonave ku dy vëllezërit kanë kontakte që mund të zbulojnë shumë të dhëna të tjera mbi aktivitetin e tyre kriminal.