Dy vajzat e zhdukura nga Peja- deputeti publikon foton kërkon ndihmë për t’i gjetur

Dy vajza, njëra nga fshati Treboviq e tjetra nga Qyshku janë zhdukur. Rastet në polici i kanë bërë të njohura prindërit e tyre.

Në media është publikuar fotoja e vajzave të zhdukura, ndërsa e njëjta është shpërndarë edhe nga deputeti i Kuvendit të Kosovës Bekë Berisha.

I njëjti ka apeluar organet e rendit që të intensifikojnë hetimet për gjetjen e tyre.

“Ka 6 ditë që dy familje kërkojnë ndihmë për gjetjen e vajzave të tyre, E.B., 19-vjeçare, nga fshati Qyshk, dhe L.N., 18-vjeçare, nga fshati Treboviç i Pejës. Ftoj organet e rendit që të intensifikojnë përpjeket për gjetjen e tyre. Njëherit, apeloj tek qytetarët që kushdo që ka ndonjë informacion për vendodhjen e tyre ta njoftojë Policinë e Kosovës”, shkruan Berisha në Facebook.

Ditë më parë policia ka njoftuar se rasti i zhdukjes së tyre është duke u hetuar.

“PERSON I ZHDUKUR/Fsh. Treboviq dhe Fsh. Qyshk, Pejë (NN) 23.09.2022 – 07:00. Dy ankues meshkuj kosovar kanë informuar se vajzat e tyre  kosovare janë larguar nga shtëpitë dhe nuk janë kthyer më. Rasti është duke u hetuar”, ka njoftuar policia.